Chelsea ka pësuar humbje të thellë në shtëpi prej 3-1 nga Manchester City në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në Premier Ligë
‘Qytetarët’ e përfunduan dilemën e fituesit vetëm pas pjesës së parë ku shënuan tri golat, shkruan Reporteri.net
Gundogan hapi serinë e golave në minutën e 18-të, derisa më pas shënuan edhe Foden 21′ dhe De Bruyne 34′.
Për Chelsean golin e vetëm e shënoi Hudson Odoi në minutën e 92-të.
Pas kësaj fitore City tani gjendet në vendin e pestë me 29 pikë, derisa Chelsea vazhdon të zhgënjen dhe tani është në pozitën e tetë me 26 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.