Drilon Hajrizi sot është rikthyer te Trepça
Ky rikthim nuk i ka pëlqyer tifo grupit Torcida që kanë dalur kundër transferimit të Hajrizit, shkruan Reproteri.net
Hajrizi kërkoi edhe falje, por as kjo nuk ka bërë që të ndryshojë diçka te Torcida.
Më poshtë e keni reagimin e Torcidës:
Për hir te korrektësisë ndaj anëtarëve dhe qytetarëve tonë e shohim të arsyeshme të dalim me një komunikatë.
Siç u raportua sot në media tona lokale për ardhjen e një lojtari të pa dëshirueshëm u mblodh kryesia e Torcidës me liderat e nëngrupeve dhe unanimisht u votua kundër ardhjes së këtij lojtarit në fjalè. Nga sot e tutje do ta kundërshtojmë fuqishëm dhe nuk do te marrim përgjegjësi për gjërat që mund të ndodhin.
Me shumë bujë t’madhe e kemi prit kryesin e re dhe nga gjithë ai respekt qe kishim per ta më nuk do ta kenë.
Aq e zbehtë ishte kërkim falja e tij saqë as kërkim falje nuk ishte, ti nuk na ke mungu asnjëher përkundrazi ke qenë gjithmonë i padëshirueshëm në qytetin tonë dhe do t’vazhdosh t’jesh i tillë.
Shihemi se shpejti.
Lojtarët dhe kryesia shkojnë e vijnë, Trepça dhe Torcida gjithmonë do të mbesin.
Me respekt kryesia e Torcidës.