Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ende nuk e ka bërë të ditur emrin e Iniciativës së saj, por ajo çfarë e ka bërë publike deri tani është slogani “Guxo”.
Pas kësaj vërshuan kritikat në drejtim të Osmanit, konkretisht nga Partia Demokratike e Kosovës e cila tha se slogani “Guxo” i Osmanit, është vjedhur nga një slogan i mëparshëm i PDK’së, konkretisht i vitit 2004.
Por siç duket Osmani nuk e ka ndërmend të merret me kritikat, ajo përmes postimeve që po bën në Facebook po u bën thirrje qytetarëve të ‘guxojnë’ pasi sipas saj veç kështu vjen e ardhmja, shkruan Reporteri.net.
Ajo këtë e ka bërë edhe së fundmi në postimin e bërë.
“E ardhmja u takon atyre që guxojnë. #GUXO”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Vjosa Osmani sipas të gjitha gjasave në zgjedhjet e reja do të kandidojë nën petkun e Vetëvendosjes, pra në listën e tyre për deputet. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.