Analisti kosovar, Armend Muja, ka kohë që njihet si i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi hapur mbështet partinë e Albin Kurtit në debatet televizive.
Por kështu nuk ishte vite më parë. Së fundmi është publikuar një video në rrjetet sociale ku Muja në një emision televiziv kishte deklaruar se Vetëvendosje nuk është alternativë.
“E shoh të papranueshme që për njëzet vjet ne mos të prodhojmë një alternativë të re të mendimit. Për shembull, strumbullari i opozitës për momentin e shohim Vetëvendosjen, por për mendimin tim mënyrën qysh qëndron Vetëvendosje në aspektin politik është në vitet 90-ta, kurse në aspektin ekonomik është në vitet e 30-ta, nuk mundesh me shërby alternativë në një kohë moderne”, kishte deklaruar Muja kur VV ishte në opozitë, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se kohëve të fundit është raportuar se Muja do të jetë kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, por deri tani nuk ka asgjë zyrtare.
Mbetet të shihet nëse Muja do t’i bashkohet partisë së Kurtit apo do të vazhdojë të mbetet në pozitën e analistit politik. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.