Lionel Messi sonte ka regjistruar ndeshjen e 500-të në La Liga me fanellën e Barcelonës
Barcelona e mposhti Huescan në udhëtim me rezultat minimal 1-0, derisa Messi në këtë takim asistoi në golin e De Jong, shkruan Reporteri.net
Por, argjentinasi sot arriti një rekord historik te Barcelona.
MILESTONE! Leo #Messi is making his 5️⃣0️⃣0️⃣th appearance in @LaLigaEN! ? pic.twitter.com/EvSP8YC2cb
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 3, 2021
Messi është bërë lojtari i parë që nuk është spanjoll që arrin të bëjë 500 paraqitje me Barcelonën në La Liga, gjë që nuk ishte arritur nga asnjë lojtarë në histori.
‘Pleshti’ është afër edhe një tjetër rekordi, ku nëse realizon edhe 17 paraqitje atëherë e barazon Xavin që ka zhvilluar 767 ndeshje në të gjitha garat me Barcelonën. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.