Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot se nuk do të lejojë që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.
Po ashtu ai ka shtuar se nuk do të lejoj që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën.
“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiq në një intervistë për Srna.
Deklarata të tilla nga Daçiq janë bërë të vazhdueshme. Ndërkohë, kur mbante postin e ministrit të Jashtëm ka lobuarqë të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.