Tre zyrtarë policor janë lënduar teksa tentonin të shpëtonin një qytetar i cili kishte hipur në kulmin e një ndërtese dhe tentonte të hidhej.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Personi i dyshuar sipas policisë është dërguar për trajtim psikiatrik.
Njoftimi i policisë pa ndërhyrje:
Raportohet se tre zyrtar policorë janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës duke intervenuar për të shpëtuar personin mashkull kosovar. I njëjti kishte hipur mbi kulmin e një ndërtese dhe dyshohej se tentonte që të kërcej.
Zyrtarët policor në bashkëpunim me ekipin e zjarrfikësve kishte arritur që ta ndalojnë dhe deri sa e kanë futur nën kontroll i dyshuari i kishte sulmuar zyrtarët policor të cilët kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në klinikë për trajtim psikiatrik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.