×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan falet në “Ayasofya”, kështu pritet nga qytetarët

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 14:37

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, namazin e xhumasë, të parin për vitin 2021, e fali në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi).


    Erdogan shoqërohej nga ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdülhamit Gül, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, dhe Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

    Namazi i parë në Xhaminë e Madhe Ajasofja u fal më 24 korrik, pas plot 86 viteve.

    Rreth 350 mijë myslimanë morën pjesë në namazin e xhumasë brenda dhe jashtë xhamisë historike në Stamboll.

    Më 10 korrik, Gjykata e Lartë Administrative turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934 që e ktheu Ajasofjen në muze, veprim i cili i hapi rrugën përdorimit të saj si xhami.

    Përveç se është një xhami, Ajasofja po ashtu është ndër destinacionet kryesore të turizmit në Turqi dhe do të mbetet e hapur për vizitorët vendas dhe të huaj.

    https://www.youtube.com/watch?v=ThIEttdoFWA&feature=emb_title

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!