×
  • Lajme
  • Botë

    Nancy Pelosi rizgjidhet kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 19:33

    Nancy Pelosi është rizgjedhur Kryetare e Dhomës së Përfaqësueseve. 80 vjeçarja mori 216 vota teksa nënkuptoi se ky mandat, që është i katërti i saj, do të jetë edhe i fundit.


    Demokratja 80 vjeçare Nancy Pelosi rizgjidhet Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

    Pelosi mundi të marrë 216 vota në një proces që zgjati për disa orë ndërsa ky është mandati i saj i katërt.

    Ajo ka udhëhequr partinë e saj në Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 2003 dhe është gruaja e vetme kryetare.

    “Si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, është nderi im i madh të kryesoj këtë ritual të shenjtë të rizgjedhjes, ndërsa mblidhemi nën kupolën e këtij tempulli të demokracisë” u shpreh ajo pas procesit të votimit, teksa la të kuptohet se ky do të jetë mandati i saj i fundit.

    Nacy Pelosi theksoi në fjalën e saj rëndësinë e rolit të ligjvënësve në një kohë që vendi po përballet me pandeminë e covid-19 si dhe efektet negative që kjo situatë ka shkaktuar në ekonomi.

    “Secili prej komuniteteve tona është prekur në mënyrë drastike nga kriza e pandemisë dhe kriza ekonomike: 350 mijë vdekje tragjike, secila prej tyre një trishtim që ne mbajmë në zemrat tona; mbi 20 milionë infeksione; miliona pa punë…”, tha ajo.

    Para betimit të zonjës Pelosi, përfaqësuesi Don Young, një republikan nga Alaska, bëri thirrje për unitet

    “Sinqerisht, nuk më pëlqen ajo që shoh. Është koha t’i shtrijmë dorën njëri tjetrit dhe të flasim me njëri-tjetrin”, tha ai ndërsa u prit me duartrokitje.

    “Ju do të jeni kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve – jo e partisë,” shtoi ai, duke iu drejtuar zonjës Pelosi.

    Kongresi i ri amerikan ka përpara shumë sfida, më kryesorja ndër to pandemia që ka shkaktuar me qindra mijra të vdekur dhe rimëkëmbja e ekonomisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!