×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapet shqiptari i kërkuar në Itali, pjesë e organizatës kriminale

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 10:47

    Policia e lezhës  ka arretsuar një 48-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.


    Sipas policisë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana,  arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.L.48 vjeç, banues në Lezhë

    I arrestuari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas  me 13 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve”, parashikuar nga  nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!