×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani thotë se kthehet në LDK nëse largohet “Garda e Vjetër”

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 20:56

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e ka lënë të hapur qëndrimin në LDK, siç ka thënë nëse largohet Kryesia, duhet aluduar në “Gardën e Vjetër”.


    “Nëse hiqet Kryesia e LDK-së. Le të largohen edhe ejani e flasim më pas. Nëse ndodh një ndryshim i tillë, por nuk ndodh, është situatë e pashpresë”, ka thënë Osmani në një intervistë për kallxo.com, shkruan Reporteri.net.

    E pyetur nëse e ka kontaktuar Lutfi Haziri që të mbetet në LDK, Osmani ka thënë jo direkt por përmes njerëzve të tjerë.

    “Nuk ka qenë një thirrje e drejtpërdrejtë siç po thua ti, ka halla e ka dajt pak (e ka sjellë), por jo kështu drejtpërdrejt”, ka thënë Osmani.

    E pyetur për mundësinë që Haziri t’i bashkohet Iniciativës së saj, Osmani tha nuk ndodh kjo.
    “Jo për shkak se ka qenë shumë i qartë, që do të vazhdoj aty (LDK)”, tha Osmani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!