Dy të burgosur që po mbahen në burgun që gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës kanë hipur në kulmin e burgut dhe kërcënojnë të hidhen nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Kosovo Online shkruan se policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, shkruan Reporteri.net.
Rasti mbrëmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Më 4 janar 2021, në orën 7:22 pasdite, baza jonë u thirr në telefon zyrtar dhe u kërkua ndihma e njësisë policore të Mitrovicës Veriore, për shkak të arratisjes së dy personave të kombësisë shqiptare, të cilët janë ende në çatinë e ndërtesës së burgut. Të gjitha njësitë e policisë janë në dispozicion. Ne vazhdojmë të monitorojmë rastin, për të cilin do t’ju informojmë në kohën e duhur”,tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, togeri Branislav Radoviq. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.