×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me helikopterë dhe qen nuhatës, si u kapën tre hajdutët shqiptarë në Belgjikë, një i katërt ende në arrati

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 9:06

    Një bandë shqiptare hajdutësh në Belgjikë alarmuan policinë pasi vodhën një Riemst mbrëmjen e të dielës.


    Policia u vu në ndjekje të tyre pasi u njoftua nga pronarët e banesës, të cilën kishin parë një maikinë të dyshimtë duke u larguar.

    E ndihmuar dhe nga një helikopter dhe qen nuhatës policia belge mundi të arrestojë tre shqiptarë, ndërsa një i katërt vijon të jetë në arrati.

    Policia e gjurmoi bandën rreth orës 7 pasdite kur ata u përpoqën të hynin në Bilzersteenëeg me veturën e tyre.

    “Ne u kthyem për të ndjekur automjetin që po ikte. Makina lëvizi drejt Grote-Spouëen. Në Rosmeer, shoferi humbi kontrollin e timonit.

    Makina u ndal në portën e një shtëpie ndërsa katër personat që ishin në të ikën në këmbë.

    Tre të arrestuarit do të dalin para gjykatës të martën. Banda shqiptare dyshohet se mund të jetë e lidhur me vjedhje të ndryshme në të gjithë vendin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!