×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet një dokument i rëndësishëm në lidhje me vdekjen e Maradonës

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 10:07

    Është zbuluar një dokument i cili ngre edhe më shumë pyetje në lidhje me vdekjen e Diego Maradonës në fund të vitit të kaluar.


    Ikona e Argjentinës dhe Napoli Maradona vdiq nga një sulm në zemër në moshën 60-vjeçare, në shtëpinë e vet në Buenos Aires më 25 nëntor 2020, transmeton Gazeta Express.

    Në fillim të atij muaji, më 2 nëntor, Maradona ishte pranuar në spitalin e La Platas dhe ishte operuar në tru një ditë më vonë.

    Tani, një dokument i klinikes Olivos për gjendjen e Maradonës, është zbuluar dhe përmban hollësi të një takimi të 5 nëntorit mes vajzave të legjendës argjentinase, doktorit të tij Leopoldo Luque, psikiatrit të tij Dra Cosachov, drejtorit të klinikës Pablo Dimitroff dhe kujdestarit të kujdesit intensiv Fernando Villarejo.

    Ky dokument, i cili e thekson në hollësi tretmanin e Maradonës, është i rëndësishëm për hetimet që janë duke vazhduar për zbardhjen e shkaktarit kryesor të vdekjes së tij.

    “Kjo pjesë e dokumentit tregon shumë qartë sa shumë po rrezikonte Maradona”, ka thënë një hetues në rastin e Maradonës për Infobae.

    “Sa për të shpjeguar: klinika u thotë doktorëve të tij personalë se tretmani mund të jetë i rrezikshëm madje edhe me doza të kontrolluara, me mbikëqyrje, me oksigjen dhe me ndihmë ushqyese. Asnjëra prej këtyre nuk ndodheshin në shtëpinë e tij në Tigre”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!