×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia për 24 orë gjobit mbi 600 persona për mosrespektim të masave anti-COVID

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 10:15

    Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 636 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19.


    Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend, ajo ka shqiptuar 636 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19.

    Ndërsa, gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar edhe 816 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.

    Policia edhe ditëve të kaluara ka shqiptuar qindra gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19 dhe mos respektim të rregullave në trafik.

    Kujtojmë që me marrjen e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, policisë i ishte kërkuar që të bëjë më shumë kontrolle dhe të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë këto masa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!