Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se ditën e parë të punës për vitin 2021 e ka pritur në takim ish-gjeneralin Sulejman Selimi.
Ladrovci i cili ka publikuar një foto me Selimin në Facebook ka shkruar se jeta i ka përpjekur shumë herë në sfidat e rënda dhe të përbashkëta për liri, gjatë shtetndërtimit, gjithmonë në shërbim të kauzave madhore, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Selimit:
Dita e parë e punës, në takimin e parë të këtij viti të mbarë, prita në takim, një nga bijtë më të çmuar të luftës dhe paqes, ish gjeneralin, Sylejman Selimin.
Krenar me miqësinë tënde miku im, jeta na ka përpjekur shumë herë në sfidat e rënda dhe të përbashkëta për liri, gjatë shtetndërtimit, gjithmonë në shërbim të kauzave madhore.
Lartësimi i atdheut është rrugë e gjatë dhe për atdhetarin, është mision.
Këtë mision, ua kemi borxh të rënve dhe gjeneratave që tash kontribuojnë për atdheun me përgjegjësi në krye të detyrës.
Respekt miku im, faleminderit!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.