×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: AAK do të votojë “pro” dërgimit të ekipeve të FSK-së në misione të paqeruajtëse

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 12:32

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se AAK do të të votojë pro dërgimit të ekipeve të FSK-së, në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA.


    ‘AAK do të votojë PRO dërgimit të ekipeve të FSK-së në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
    Më tej ai ka thënë se kjo është ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s

    ‘Kjo është njëra ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s, që për Republikën e Kosovës është synim i përhershëm’, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!