×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Ngucati nga Malisheva falë gjakun pas 26 vitesh

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 12:36

    Familja Ngucati nga Burimi i Malishevës sot ka shtrirë dorën e pajtimit për familjen Morina, më të cilën ishin në hasmëri gjaku tash e 26 vite.


    Ky pajtim mes dy familjeve të kësaj ane u bë me iniciativën e veprimtarit të njohur Xhevat Kryeziu, i cili është i njohur për kontributin e tij në pajtimin e gjaqeve që nga vitet e 90-ta, i prirë nga plaku i urtë Anton Çeta, shkruan infokus.

    Kjo hasmëri gjaku me mes dy familjeve mori fund sot, kur familja Ngucati e fali gjakun dhe shtriu dorën e pajtimit për familjen Morina nga Rixheva.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!