Lirije Kajtazi nga Forumi i Gruas së LDK-së ka dënuar gjuhën “fyese” të nënkryetarit të LDK-së Agim Veliu, ndaj u. d. presidentes Vjosa Osmani.
Kajtazi ka thënë për Kallxo.com se “Forumi i Gruas dënon çdo gjuhë fyese, pavarësisht se nga kush përdoret, dhe në çdo rast edhe kur ju media jeni bërë se nuk dëgjoni”.
Gjatë ditës së sotme Veliu, për Periskopin ka thënë, se Vjosa Osmani është “e gjerë” dhe i duhet hapësirë për të qëndruar në LDK.
Ndaj kësaj deklarate ka pasur edhe reagime të tjera.
Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës Visar Ymeri, ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, duke e cilësuar jashtëzakonisht të pahijshme dhe thelbësisht të papranueshme.
Këto deklarime kanë rrjedhur pas deklaratës së Osmanit, në ‘KALLXO Përnime’, ku kishte folur për mundësinë e kthimit në LDK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.