Donald Trump ka deklaruar se do të luftojë si dreqi për të ruajtur presidencën dhe se ligjvënësit republikanë duhet të ndryshojnë sipas tij faktin që ka humbur në zgjedhjet amerikane kundër Joe Biden. Trump ka thënë gjithashtu se votat e Kolegjit Zgjedhor të fituara nga Biden nuk do ta fusin atë në Shtëpinë e Bardhë.
Ai po mbante një fjalim në Georgia ku ka qëllim të rrisë numrin e kandidatëve të senatit republikan në zgjedhjet e balotazhit të sotëm.
Donald Trump vazhdon të këmbëngule se ka fituar më shumë vota se Joe Biden. Ndërsa gjatë një takimi në Uashington ai u bëri presion ligjvënësve republikanë të kundërshtojnë zyrtarisht konfirmimin e Joe Biden si presidentin e Amerikës, që ndodh me 3 nëntor, ku është parashikuar edhe një protestë nga mbështetës të Trump.
Megjithatë, përpjekja e Trump për të përmbysur zgjedhjet presidenciale po ndan Partinë Republikane. Disa ligjvënës republikanë e mbështesin port ë tjerë paralajmërojnë se po minohet besimi i amerikanëve në demokraci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.