×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 41 numri i të lënduarve nga shpërthimi i fuqishëm në Ferizaj

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 16:48

    Në një restorant në Ferizaj ka ndodhur një shpërthim i madh gjatë ditës së sotme. Si pasojë e tij, 41 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore, teksa 11 janë dërguar për shërim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë. Në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë.


    Lajmin për rritjen e numrit të të lënduarve, në 41, e ka konfirmuar major Qazim Reka.

    “Mund të ju konfirmojmë se numri i të lënduarve ka shkuar në 41”, tha Reka për Gazetën Express.

    Brenda restorantit dyshohet se ka shpërthyer një bombolë e gazit, ku përveç dhjetëra të lënduarve janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

    Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

    Ndërsa, nga Spitali i Feriajit kanë treguar për gjendjen e të lënduarve që kanë kërkuar trajtim në këtë spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!