×
  • Lajme
  • Lajme

    14 të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm në Ferizaj po trajtohen në QKUK, flet mjeku kujdestar

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 17:15

    Nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi sot në një restorant në Ferizaj ku mbetën të lënduar dhjetëra persona, ka edhe të lënduar rëndë, shkruan Reporteri.net.


    Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, ka thënë se në këtë Klinikë kanë kërkuar ndihmë 14 persona të lënduar.

    “Ka shumë të lënduar. Deri më tani 14 pacientë I kemi pranuar, gjendja stabile mesatarisht e rëndë, 5 janë trajtuar në sallën operative. Të tjerët kanë lëndime më të lehta. Mosha 2002 më e vogla dhe 49 më e larta. Gjendja mesatarisht e rëndë. Djegiet kryesisht në pjesën e epërme të trupit dhe në fytyrë”, ka thënë ai.

    Mësohet se deri tani numri I të lënduarve nga shpërthimi në restorantin në Ferizaj ka arritur në 41. Në mesin e të lënduarve është edhe pronari i restorantit ku ndodhi shpërthimi.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë se deri te shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi.

    Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i shihni në linkun e lajmit më poshtë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!