×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Emergjencën e QKUK-së, arrijnë edhe të lënduar të tjerë nga shpërthimi në Ferizaj

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 17:24

    Nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi sot në një restorant në Ferizaj ku mbetën të lënduar dhjetëra persona, ka edhe të lënduar rëndë, shkruan Reporteri.net. Ndërkohë, autoambulancat vazhdojnë të sjellin ende persona të lënduar në Emergjencën e QKUK-së.


    Para pak minutave mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, ka thënë se në këtë Klinikë kanë kërkuar ndihmë 14 persona të lënduar.

    “Ka shumë të lënduar. Deri më tani 14 pacientë Ikemi pranuar, gjendja stabile mesatarisht e rëndë, 5 janë trajtuar në sallën operrative. Të tjerët kanë lëndime më të lehta. Mosha 2002 më e vogla dhe 49 më e larta. Gjendja mesatarisht e rëndë. Djegiet kryesisht në pjesën e epërme të trupit dhe në fytyrë”, ka thënë ai.

    Mësohet se deri tani numri I të lënduarve nga shpërthimi në restorantin në Ferizaj ka arritur në 41.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë se deri te shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi.

    Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i shihni në linkun e lajmit më poshtë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!