Vasfije Krasniqi Goodman – aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, e cila avokon për të mbijetuarit e dhunës seksuale në nivel global, është fituese e Çmimit Kim Bok-dong për Paqe.
Këshilli Korean për Drejtësinë dhe Përkujtimin për Çështjen e Skllavërisë Seksuale Ushtarake nga Japonia (Këshilli Korean) ka zgjedhur të mbijetuarën e Kosovës Vasfije Krasniqi-Goodman si fituese të Çmimit të Paqes Kim Bok-dongit për vitin 2019.
Ky çmim nderon individët apo organizatat që kanë qenë të angazhuar në lëvizje për të zgjidhur çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të siguruar të drejtat e njeriut të grave në konfliktet e armatosura anembanë botës.
Kujtojmë që, Vasfija ishte personi i parë që ndau publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë. Më pastaj u bë zëi fuqishëm i fushatës ‘Bëhu Zëri Im’ – në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe përpjekjet e palodhshme të saj në luftimin e stigmatizimit që rrethon këtë kategori shoqërore.
Përveç që ka përfaqësuar zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, nga koha e luftës në Kosovë, nëpër shumë konferenca, forume dhe simpoziume ndërkombëtare, Vasfija ka dhënë dëshmitë e saj edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, dhe së fundmi para Kongresit Amerikan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.