Nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi sot në një restaurant në Ferizaj, ka edhe të lënduar rëndë.
Mjeku kujdestar ka thënë se shumë pacientë janë futur në sallë të operimit, ndërkohë që dy janë në gjendje kritike, shkruan Reporteri.net.
“Deri më tani i kemi pranuar 15 pacientë. Gjendja shëndetësore është mesatarsisht e rëndë. Deri më tani në sallën e operacionin janë duke u trajtuar 9 persona. Lëndimet janë kryesisht në fytyrë dhe pjesën e pasme të trupit”, ka thënë mjeku.
Mësohet se deri tani numri i të lënduarve nga shpërthimi në restorantin në Ferizaj ka arritur në 41. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se deri te shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.