Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj aktualisht ndodhet në vizitë në Qendrën Emergjentë të QKUK-së për të parë nga afër gjendjen e të lënduarve, shkruan Reporteri.net.
Pas vizitës ai ka deklaruar se të lënduarit janë në duart e sigurta të mjekëve dhe po e marrin trajtimin adekuat.
“ Jam bashkë këtu me mjekët të cilët më treguar për gjendjen e pacientëve. Erdha të kujdesem për të lënduarit, erdha t’i shoh për së afërmi. Fati i mirë është që të gjithë janë në jetë dhe po e marrin trajtimin me të gjitha kapacitetet që kemi. I pashë për së afërmi. Të lënduarve u uroj shërim më të shpejtë dhe familjeve të tyre më pak shqetësim sepse janë në duart e sigurta të mjekëve tanë dhe po e marrin trajtimin adekuat”, tha Zemaj.
15 të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Dy prej tyre janë në gjendje kritike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.