×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj e telefonon Agim Aliun pas shpërthimit në Ferizaj: Gjithçka duhet të fokusohet në shpëtimin e jetës të të lënduarve

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 18:49
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, është shprehur tejet i shqetësuar për shpërthimin që ndodhi sot në Ferizaj, nga ku u lënduan 41 persona.


    Përmes një postimi në Facebook, Enver Hoxhaj ka thënë se ka biseduar përmes telefonit me kryetarin e Ferizajt Agim Aliun dhe ka thënë se po bëhet gjithçka për t’u kujdesur dhe për t’iu qëndruar afër atyre që u prekën nga kjo ngjarje.

    Lexoni të plotë reagimin e Enver Hoxhajt në Facebook:

    Thellësisht i prekur nga shpërthimi që ndodhi në Ferizaj, ku mbetën të lënduar dhjetëra qytetarë! Kam pasur menjëherë një bisedë telefonike me kryetarin Agim Aliu për të mësuar për gjendjen e fundit dhe u sigurova se po angazhohet maksimalisht për t’u kujdesur dhe për t’iu qëndruar afër atyre që u prekën nga kjo ngjarje. Tani në këto momente gjithçka duhet të fokusohet në shpëtimin e jetërave të të lënduarve në këtë fatkeqësi.

    Falënderoj ekipet e emergjencës, policinë e zjarrëfikësit që bënë gjithçka që të ndihmojnë sa më shpejtë të lënduarit! Bashkëndjej me familjet e të lënduarve dhe uroj shërim sa më të shpejtë për të gjithë!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!