×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-ja do të shkojë në mision jashtë vendit

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 19:30

    Kuvendi i Kosovës ka votuar këtë të martë propozimin e Qeverisë për dërgimin e trupave të FSK-së në mision jashtë vendit.


    92 deputetë kosovarë kanë votuar pro dërgimit të ushtarëve të Ushtrisë së Kosovës për mision të përbashkët me ushtrinë e Iowa-s së SHBA-së.

    Nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim të deputetëve për këtë propozim.

    Fjalë rasti para votimit morën edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni. Këta të fundit e vlerësuan lart kërkesën e SHBA’së për bashkëpunim me FSK’në në misione paqëruajtëse.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe ligjore për dërgimin e FSK’së në Iowa. Qeveria e Republikës Kosovës, sipas kërkesave ligjore, vendimin e saj e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës. Sot, së bashku, iu ftoj ta pohojmë para miqve të botës se jemi në gjendje t’i bëjmë ballë përgjegjësisë që na takon. Duke e votuar këtë propozim, ju do ta shkruani një faqe të re dhe jashtzëakonisht të rëndësishme në udhën e sigurisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Populli i Kosovës si pak popuj në botë e kupton rëndësinë e misioneve paqëruejtëse”, deklaroi kryeministri Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!