×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamera e kap një burrë duke rrahur gruan publikisht, teksa e nxirrte me karrocë nga QKUK-ja

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 20:58

    Një shpërthim në Ferizaj ka lënduar mbi 40 persona, disa prej të cilëve po trajtohen në Emergjencën e QKUK-së.


    Kjo gjë ka ngjallur interesimin e mediave, të cilat po qëndrojnë në oborrin e Emergjencës që prej orës 17:00, shkruan Reporteri.net.

    Gazetarët po përcjellin vizitat e zyrtarëve të shtetit, të cilët po vizitojnë të lënduarit. Pak minuta më herët vizitë kreu edhe presidentja Vjosa Osmani, por fokusi i raportimit LIVE të RTK-së ra diku tjetër.

    Burri që po e nxirrte një grua me karrocë nga Emergjenca, kapet nga kamera tek e godet këtë të dytën në kokë. Nuk dihet arsyeja, mirëpo shihet një goditje që ai i jep pas kokës.

    Ndërkaq, nuk dihet as raporti i tyre, mirëpo goditja vërehet dukshëm në xhirimin live të televizionit publik.

    Sidoqoftë, duhet theksuar se dhuna ndaj gruas u bë temë e madhe e këtij viti, pasi u shtua numri i grave të dhunuara brenda shtëpisë ku jetojnë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!