Kryeministri Edi Rama mori pjesë në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve për nder të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të Forcave të Armatosur në Letoni.
Shefi i qeverisë shqiptare shprehu ngushëllimet e thella për të ndjerën, duke thënë se ne duhet ta kujtojmë atë për përpikmërinë që e karakterizonte.
“Kur pyeta se kush ishte Zarife Hasanaj, më thanë se ajo ishte e përpiktë në detyrë. Përgjigjej me përpikëri, reagonte me përpikëri dhe kërkonte gjithnjë përpikërinë. Kjo është e para vajzë në historinë tonë të Forcave te Armatosura që ndahet nga jeta në krye të detyrës. Hasanaj sakrifikoi jetën në mbrojte të atdheut. S’na mbet gjë tjetër, përveç se t’i japim lamtumirën dhe ta kujtojmë gjithmonë”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.