Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media ka bërë të ditur strategjinë e vaksinimit me vaksina anti-Covid, e cila do të jetë në dispozicion edhe për Kosovën.
Hoti ka bërë të ditur se vaksinat në Kosovë do të arrijnë në muajin shkurt.
Ai ka thënë se plani është që 20 mijë qytetarë të Kosovës do të vaksinohen brenda ditës, shkruan Reporteri.net
“20 mijë qytetarë brenda ditës dhe kjo na jep komoditet të mjaftueshëm që për një periudhë të shkurtë kohore ne të vaksinojmë një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve. Ne presim që vaksinat e para të vijnë në shkurt që do të shpërndahen sipas strategjisë së imunizimit”, u shpreh Hoti.
Secili i vaksinuar do të pajiset me një kartelë universale e cila dëshmon se një person është vaksinuar.
Ai tutje tha se janë duke zhvilluar bisedime me Austrinë për 600 mijë vaksina dhe me Kovax për 700 mijë.
Hoti tutje foli edhe për gjendjen aktuale epidemiologjike, derisa tha se numri i të infektuarve ditëve të fundit ka rënë, për çka ai paralajmëroi se do të rishikohen masat në fuqi.
“Numrat e të infektuarve në baza ditore kanë ra dhe ky është lajm i mirë, ne jemi duke rishikuar strategjinë e re dhe të përgatitemi që të hapet ekonomia në javët e ardhshme dhe të bëhemi gati për vitin e ri shkollor”, është shprehur ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.