×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama në Turqi, Erdogan i organizon pritje madhështore

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 14:44

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka rezervuar mikut të tij një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial.


    Pas luajtjes së dy himneve kombëtare, Rama u përshëndet edhe nga ushtarët e pranishëm.

    Pas një takimi kokë më kokë, Erdogan dhe Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton Ora News.

    Turqia është aleate strategjike e Shqipërisë që pas ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 2013, ndërsa marrëdhëniet mes Ramës dhe Erdogan i kanë tejkaluar ato zyrtare.

    Pritje të tilla Erdogan rezervon vetëm për krerët e shteteve dhe jo kryeministrat, por kur bëhet fjalë për “vëllain” e tij protokolli edhe mund të thyhet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!