Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e kontingjentit të FSK’së në misione paqeruajtëse.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga Presidenca.
“U.d. Presidentja Osmani nënshkroi Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës. U.d. Presidentja, dr. Vjosa Osmani, ka nënshkruar Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Operacion në mbështetje të paqes”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, të mërkurën kanë votuar pro kërkesës së dërgimit të trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse në Gardën Kombëtare të Iowa-s, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot.
Përpara kësaj, ata votuan me 82 vota për që të shmangin rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së dërgimit të kontingjentit të Forcave të Sigurisë së Kosovës për misione paqeruajtëse me forcat amerikane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.