×
  • Lajme
  • Botë

    Trump: Nuk do ta pranojmë kurrë humbjen në zgjedhje

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 19:25

    Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se nuk do ta pranojë kurrë humbjen në zgjedhjet presidenciale, dy javë para se demokrati Joe Biden të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.


    “Ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Asnjëherë nuk do ta pranojmë”, tha ai gjatë një tubimi para mbështetësve të tij, raporton ATSh.

    “Ne i fituam këto zgjedhje dhe madje gjerësisht”, shtoi ai.

    Deklarata e tij vjen pavarësisht të gjitha konfirmimeve dhe mungesës së provave që mbështesin hipotezën e mashtrimit zgjedhor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!