Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, është shprehur se punëtorët e arsimit janë duke kërkuar që të trajtohen njësojë sikurse mjekët dhe policët sa i përket ndihmës me mjete në periudhën e pandemisë.“Punëtorët tash po kërkojnë që ashtu siç u veprua me të tjetër – si maltelbardhët dhe policinë, të ketë mbështetje edhe për personelin arsimor.
Kërkesa është që të veprohet si me policinë edhe me arsimtarët dhe të kenë mbështetje prej 100 euro në muaj, edhe për rrezikshmërinë”, është shprehur Jasharaj.
“Kemi numër të madh të të prekurve. Shërimi ka kushtuar goxha shumë. Me 30 dhjetor kemi pasë takim me Ministrin Ramë Likaj dhe i kemi treguar se kërkesat janë nga punëtorët e arsimit. Presim takim me kryeministrin, presim të jetë javë aktive dhe të gjendet mundësia që edhe punëtorët e arsimit ta kenë një mbështetje”.
Jasharaj ka thënë se presin përgjigje pozitive nga Kryeministri Avdullah Hoti që t’i presë në takim.“Uroj qe edhe kontrata kolektive të nënshkruhet javën e ardhshme. Në komunikim me kolegët janë shtuar kërkesat që të ndihmohen punëtorët e arsimit dhe nëse prolongohet kontrata kolektive atëherë këshillimi drejtues i SBASJK mund ta obligojë stafin që të shkojmë me veprime sindikale”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.