Nga të gjitha medaljet e mirënjohjet që ka marrë ndër vite në shërbimin e tij jashtë vendit, Xhavit Gashi e ka një më afër zemrës. Atë që nuk e gdhend dot, ndjenjën e krenarisë për kontributin që e dha për sigurinë kosovare.
Ish atasheu ushtarak në Washington është njëri ndër shtytësit më të mëdhenj që aleanca ushtarake përtej atlantikut e do Kosovën si pjesë të saj në misionet jashtë vendit.
Ky rrëfeu për Klan Kosovën fillet kur Kosova kërkonte një partner në Amerikë, dhe kjo kishte ndodhur krejt para shpalljes së pavarësisë, më 2005.
Kërkesa që në mungesë të Ambasadës së SHBA-së e kishin paraqitur pranë zyrës së Amerikës, u ishte refuzuar me arsyen se Kosova nuk ishte akoma shtet i pavarur, por kur kjo ndodhi ishin vetë shtetet amerikane, 14 sosh që donin vetë të krijonin partneritet me Kosovën.
Ndër to aplikoi edhe Iowa, e cila fitoi.
Garda Kombëtare e këtij shteti paraqiti disa arsye se pse i do ushtarët kosovar pjesë të misioneve të saj, e se ishte vend familjar dhe paqedashës ishin disa më kryesoret.
Ndër të tjera, Xhavit Gashi ka treguar për televizionin se si ishte zgjedhur atashe ushtarak dhe më vonë konsull në Iowa, e kontributin e tij për ti forcuar marrëdhëniet mes këtij vendi dhe Kosovës.
Siç ka treguar, një ndër arsyet e pjesëmarrjes së ushtarëve të Kosovës në misionet paqeruajtëse me Gardën e Iowas është edhe kthim-kontributi i këtyre të fundit në Kosovë, meqë nga ky shtet ishin edhe pjesa më e madhe e trupave të KFOR-it.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.