Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka konfirmuar se tashmë janë kryer të gjithat përgatitjet që katër pacientët që janë lënduar dje në shpërthimin në Ferizaj të nisen për trajtim në Turqi.
Aliu ka thënë se shteti i Turqisë ka pranuar që të marrë katër pacientë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
“Ende nuk janë nisur pacientët, por ne i kemi kryer të gjitha përgatitjet, katër pacientë do të shkojnë në Turqi për trajtim, pasi që aq ka pranuar shteti turk. Është çështje kohe se kur do të nisen, sepse tash varet se si janë fluturimet”, ka thënë ai për Telegrafin.
Theksojmë se të martën në një qendër tregtare në Ferizaj ka shpërthyer një bombolë gazi, ku janë lënduar 42 persona. Disa nga të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që kanë pësuar djegie nga 30 e deri në 50 për qind të sipërfaqes së trupit.
Ndërkohë në rrjetet sociale tashmë po bëhet thirrje për grumbullim të mjeteve financiare për shërimin e personave të lënduar nga incidenti i djeshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.