×
  • Lajme
  • Lajme

    Ideatorja e Mini-Shengenit, Viktoria Nuland merr pozitë të rëndësishme në administratën amerikane

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 20:45

    Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden planifikon t’i japë post në politika të jashtme Viktoria Nuland-in, ish-zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit të SHBA’së, njëherësh edhe ideatore e Mini-Shengenit, dhe Wendy Sherman-it, duke qenë numrat 2 dhe 3 të Departamentit amerikan të Shtetit.


    Agjencia ndërkombëtare e lajmeve ‘Reuters’ raporton se, Sherman, negociatorja kryesore e marrëveshjes bërthamore të 2015-ën me Iranin, do të caktohet për zv. Sekretare të Shtetit, sipas burimeve të agjencisë.

    Nuland, zyrtare e pensionuar e shërbimit të huaj në karrierë, e cila shërbeu si diplomate e lartë amerikane për Evropën, ambasadore e NATO-s dhe zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, do të emërohet si nënsekretare e shtetit për çështje politike,, shtuan burimet e ‘Reuters’.

    Victoria Nuland-i, siç raportonte Express, gjatë kohës sa ishte e angazhuar në sektorin privat e nuk mbante ndonjë post diplomatik, kishte inicuar idenë e Mini-Shengenit, e cila më pas është sponsorizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, përkatësisht nga Alexander Sorosi, djali i miliarderit të famshëm, George Soros.

    Nëse konfirmohet nga Senati, Sherman dhe Nuland do të shërbenin nën udhëheqjen e Antony Blinken, zgjedhja e Biden për sekretarin e shtetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!