Pasi Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka marrë vendim që më 14 shkurt të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, ka reaguar ish- shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
Gashi tha se partia që ai përfaqëson e ka mbrojtur shtetin.
“E mbrojtëm shtetin, tash po e shihni pse! LDK”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka sqaruar më shumë rreth këtij statusi.
Ai tha se është evituar përplasja me administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ka të bëjë me zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Jo vetëm me zgjedhje por edhe me zhvillimet politike. LDK ka mbrojtur shtetin duke shmangur përplasjen me administratën e SHBA-ve. LDK ka sakrifikuar në reputacionin në popull. Prandaj, shkuarja në zgjedhje ka qenë opsioni më i mirë i mundshëm”, tha Gashi për Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.