×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes gruaja që u qëllua me armë brenda Kongresit Amerikan

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 8:01

    Gruaja që u qëllua brenda Kongresit Amerikan të SHBA-së gjatë trazirave të mbështetësve të presidentit amerikan, Donald Trump është shpallur e vdekur në një spital të kryeqytetit, Uashington, konfirmoi për CNN-in një zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane.

    “Po, një grua e rritur që u qëllua brenda Capitolit ka vdekur në një spital të zonës”, tha zëdhënësi Dustin Sternbeck.

    Sternbeck tha se “detaje shtesë do të vijnë pasi ky mbetet një hetim aktiv i MPD”.

    Theksojmë se gruaja ishte plagosur në qafë pas të shtënave me armë gjatë kohës sa ishte brenda Kongresit.

    Gjithashtu raportohet se edhe një mashkull është në gjendje kritike për jetë dhe po trajtohet në spital.

    Ndryshe, Kongresi është dashur gjatë ditës së djeshme të legjitimojë fitoren e demokratit, Joe Biden.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!