×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i LDK-së: Vjosa Osmani na dëmton vetëm me 1 për qind të elektoratit

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 8:24

    Florian Dushi nga LDK-ja ka thënë se partia e tij po garon për vend të parë duke shtuar se në zgjedhjet e fundit pak vota e kanë ndarë nga vendi i parë.


    “Sikur në zgjedhjet e mëparshme, LDK është krejt e gatshme të shkojë në zgjedhje në datën që e caktoi u.d presidentja (14 shkurti). Sikur atëherë edhe kësaj radhe LDK do të bëjë angazhime për të qenë në vendin e parë”.

    Dushi në Klan Kosova tha se kanë filluar takimet me strukturat e tyre dhe tha se LDK ka një shtrirje horizontale dhe vertikale të përkryer të strukturës së saj.

    Ai po ashtu tha se votat që mori LDK në zgjedhjet e kaluara ishin të partisë dhe jo të Vjosa Osmanit, për të cilën tha se duhet të jetë mirënjohëse për angazhimin e strukturave në grumbullimin e votave.

    “Sikur në rastin kur ka qenë Osmani, sikur kur ka qenë Mustafa, e nesër Hoti, janë strukturat e partisë që para se të kërkojnë vota për veten kërkojnë për bartësin e listës”.

    Për Hotin ai tha se për të kandiduar për kryeministër ka marrë mbështetje unanime nga Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

    Në pyetjen se sa do ta dëmtojë largimi i Osmanit LDK-në, Dushi ka thënë se kjo mund të jetë vetëm një për qind dhe jo më shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!