×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq hynë në Kosovë pa lejen e MPJ-së, shkon në Lipjan për t’ia ndezur zjarrin një familjes serbe

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 10:06

    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm u lajmërua nga malet e Kosovës në veri.


    Petkoviq po qëndron dje dhe sot në Kosovë me një kërkesë për vizitë, të cilën Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ia kishte refuzuar.

    MPJD në një përgjigjje për Gazetën Express ka thënë se Petkoviq më 4 janar kishte bërë kërkesë për këtë vizitë, ndërsa ajo i ishte refuzuar të nesërmen.

    “Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, ka bërë kërkesë për vizitë në Kosovë me datën 4 janar 2021.Një ditë më vonë, me datën 5 janar, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi që të refuzojë këtë vizitë”, thuhet në përgjigjjen e MPJD-së.

    Por Petkoviq jo vetëm që ka hyrë në Kosovë, por ai sot i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Graçanicës, Sërxhan Popoviq, vizitoi familjen e Dejan Rashiqit këtë mëngjes në fshatin Dobrotin afër Lipljanit.

    Petkoviq i premtoi kësaj familje ndihmë në zgjerimin e biznesit familjar dhe zdrukthëtarisë, me të cilën merret kjo familje, ndërsa në fotografi shihet duke ua ndezur atyre edhe zjarrin.

    Pasi e vizitoi familjen Rashiq, Petkoviq e vizitoi edhe manastirin e Graçanicës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!