×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli: Trumpi mbetet presidenti i turpit e neve na mbetet emri i turpshëm i liqenit

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 11:14

    Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas protestës së krijuar në Senatin amerikan.


    Përmes një postimi në “Facebook”, Avdyli ka folur rreth riemërimit të liqenit të Ujmanit, që kryeministri në detyrë Avdullah Hoti kishte potencuar se ky liqen të emërohet si “Liqeni Trump”.

    “Pak tingëllon ironike, por deri dje ishte Real-politika e Kosovës. Koha e duhur që Dulla t’ia riemërojë liqenin ‘Tramp’. Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të Trumpit, pas fitimit të shumicës në Kongres dhe Senat të demokratëve, e veçanërisht pas tentimit të turpshëm grusht shtetit të djeshëm, bile para 21 janarit, kur Bideni merr fronin, duhet Dulla me u ngut me riemëru liqenin Trump”, ka shkruar ai.

    Sipas tij, Trumpi do të mbetet presidenti i turpit në historinë amerikane e Kosovës i mbetet emri i turpshëm i liqenit.

    “Amerika post-Trumpiste s’do jetë më e njëjta, por si duket as Kosova. Trumpi do të mbetet presidenti i turpit në historinë amerikane e neve do na mbet emri i turpshëm i liqenit. Ose edhe ndoshta nuk duhet riemëruar, e lëmë si relikt të një politke folkloriste skajshmërisht servile. Nëse Dulla e riemëron, shpresoj që nuk e emëron tani liqeni ‘Bajden’”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!