Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka bërë një postim të çuditshëm në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.
IKSHPK bën të ditur se deri në ora 11:00 janë testuar 257 qytetarë të dyshuar për COVID-19.
Sipas IKSHPK-së, pritja mesatare për teste është 1 minutë e 7 sekonda. Sipas tyre për këtë do t’ua kishin lakmi edhe ekipet botërore.
“Ora 11.05 deri tani janê testuar të gjithë 257 persona! Ekipi fenomenal i ISHPK! Pritja mesatare 1 minutē e 7 sekonda! Lakmi ekipet botērore!”, thuhet në postim.
Por shkrimi i çuditshëm IKSHPK-së nuk përfundon këtu. “Boll ma sehirxhinjve!”, shkruan tutje IKSHPK.
Nuk dihet se për çka saktësisht e ka pasur fjalën Instituti në këtë fjali, por sot ka pasur raportime se qytetarët kanë pritur me orë të tëra për të kryer teste.
Ndryshe, aktualisht në Kosovë raste aktive me koronavirus janë 7,442, derisa numri i atyre që kanë rezultuar pozitivë ka arritur në 52,634. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.