Kreu i VV-së Albin Kurti ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese rreth Qeverisë Hoti.
Kurti ka thënë se pas shtatë muajve u dëshmua se zgjedhja e Qeverisë Hoti ishte e paligjshme dhe jo kushtetuese, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Kurti ka thënë se me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.
“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.
Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor”, ka shktuar Kurti ndër të tjera.
Ai tutje ka thënë se Qeveria e re do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se 14 shkurti do të jetë kremtë e demokracisë.
“Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.
Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.”, shkruan ai. /Reporteri.net