Themeluesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, ka njoftuar se llogaria e Donald Trump do të pezullohet për pjesën e mbetur të mandatit të tij në detyrë.
“Ne besojmë se rreziqet e lejimit të presidentit të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha”, ka thënë Zuckerbergu.
Ai ka thënë se ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden.
“Ne besojmë se rreziqet e lejimit të presidentit të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha. Prandaj, ne jemi duke zgjatur bllokun që kemi vendosur në llogaritë e tij në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.