Te Arsenali janë të vendosur për të gjetur një klub të ri për qendërmbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi.
Së fundi, mediumet italiane kanë raportuar se Arsenali tashmë ia ka ofruar Mustafin skuadrës së Interit që është në kërkim të një mbrojtësi pas lëndimit të Danilo D’Ambrosios.
Për kartonin e Mustafit, skuadra e Arsenalit po kërkon pesë milionë euro dëmshpërblim duke pasur parasysh se kontrata e 28-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni.
Mustafi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta dhe për këtë arsye do të largohet nga londinezët gjatë këtij muaji.
Ai këtë edicion ka nëntë paraqitje në të gjitha garat. Më herët është raportuar se interesim për Mustafin kanë treguar edhe Barcelona, Lazio e Genoa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.