×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri Werderit flet pas rikthimit të Rashicës në stërvitje, tregon nëse do ta aktivizojë yllin kosovar kundër Leverkusenit

    Reporteri
    08 Janar 2021 | 13:56

    Florian Kohfledt ka thënë se Milot Rashica nuk do të luajë akoma edhe pse ylli kosovar së fundi është rikthyer në stërvitje me klubin


    Rashica në vitin e fundit ka pasur probleme të shumta me lëndimet, derisa tani po mbledh forcat për t’u rikthyer sërish në aksion, shkruan Reporteri.net

    Miloti është kthyer në stërvitje, por akoma nuk është i gatshëm për të luajtur.

    Kështu ka thënë kryetrajneri i skuadrës së ëerderit, Florian Kohfeldt.

    “Jemi shumë të lumtur që e kemi përsëri Rashicën në skuadrën tonë. Ai është kthyer nga dëmtimi, por nuk do të luajë. Ka akoma nevojë për riaftësim,” ka thënë Kohfeldt.

    Ndryshe, këtë javë ëerderi luan në udhëtim te Leverkusen, i cili është një nga klubet që kishte shfaqur interesim për Rashicën në verën e kaluar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!