×
  • Sport
  • Sport

    UEFA njofton se takimi Spanjë – Kosovë nuk luhet në Madrid, por në këtë vend

    Reporteri
    08 Janar 2021 | 14:55

    Në mars të këtij viti, Kombëtarja e Kosovës në futboll fillon kampanjën e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror ‘Katari 2022’.


    Sfidën e parë ‘Dardanët’ do ta zhvillojnë në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë.

    Vetëm 3 ditë më vonë, ekipi ynë kombëtar do të udhëtoj në Spanjë.

    Mediumi i “Indeksonline” ka raportuar se zyra e medias në UEFA ka njoftuar se Federata e Futbollit të Spanjës ka zgjedhur stadiumin ku do të luhet takimi.

    Është ‘La Rosaleda’, përkatësisht në qytetin Malaga.

    Ky qytet ndodhet në bregun jugor të Spanjës, rreth 550 kilometra larg kryeqytetit Madrid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!