Atentati në Vlorë ku një person mbeti i plagosur aksidentalisht, dyshohet se kishte si objektiv një të ri të dyshuar si pjesë e grupit kriminal të përfshirë në dosjen e zhdukjeve të bujshme në qytetin bregdetar.
Policia e Vlorës konfirmon se tashmë në Vlore si edhe njësitë administrative rreth saj ku dyshohet se janë fshehur atentatorët kanë zbarkuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë FNSH, si dhe Delta Forcë.
Në njësitë administrative të fshatrave Babicë e Vogël dhe e Madhe, Shushicë, Bestrovë, Kërkovë, Bunavi etj janë zonat ku është fokusuar më tepër kontrolli ndikuar edhe nga vendodhja e automjetit të djegur.
Për RTV Ora policia e Vlorës konfirmon se ka disa të dyshuar, por për momentin asnjë person të ndaluar ose të identifikuar si autor i mundshëm i ngjarjes.
Gjithashtu kontrolle ka pasur në disa banesa në brendësi të qytetit si edhe në njësitë administrative të lartëpërmendura, ndërsa jane marrë edhe pamjet filmike të bizneseve të zonës ku po vëzhgohen për ta zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.